Imri Ahmeti betohet për mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit: Faleminderit nga zemra

16:56 | 05 Dhjetor 2025
Imri Ahmeti betohet për mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit: Faleminderit nga zemra

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është betuar sot për mandatin e tij të katërt, pas fitores në zgjedhjet lokale. Në një deklaratë publike, Ahmeti ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.

“Sot po fillojmë mandatin e ri me besimin tuaj. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju falënderoj të gjithëve,” ka thënë ai, duke e quajtur rizgjedhjen “nder të madh” dhe “përgjegjësi të rëndësishme”.

Ahmeti u shpreh se mbështetja e qytetarëve e bën edhe më të vendosur për të punuar me ndershmëri dhe transparencë në shërbim të secilës familje, lagjeje dhe fshati të komunës. “Ky rezultat më bën krenar dhe i përkushtuar që ta çojmë Lipjanin edhe më lart,” theksoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i rizgjedhur u adresua drejtpërdrejt qytetarëve: “Faleminderit nga zemra, Lipjan!”.

Komento: