Imri Ahmeti merr mbështjete të madhe në Topliqan dhe Brus

14:13 | 27 January 2025

Kandidati për deputet nga LDK, Imri Ahmeti po vazhdon fushatën e tij elektorale duke marrë mbështete të madhe të qytetarëve nga e gjithë Kosova.

Ai gjatë vikendit ka vazhduar takimet me banorë të fshatrave të Lipjanit, duke mbajtur takim në Topliqan dhe Brus.

Sipas Ahmetit, mbështetja e madhe që ka marrë nga qytetarët e këtyre dy fshatrave është një arsye me shumë për të besuar se ndryshimi i madh po vjen me 9 shkurt, raporton ORAinfo.

“Në Topliqan, entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm. Mbështetja e banorëve dhe përkushtimi për fitore ishin të dukshme. Aty, të rinjtë që votojnë për herë të parë u zotuan të jenë pjesë e ndryshimit më 9 Shkurt, ditën që do të shënojë fillimin e një të ardhmeje më të mirë”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë që Imri Ahmeti renditet i 7-ti në listën e LDK-së për deputet. /ORAinfo/

Postimi i plotë i Ahmetit:

Në Topliqan dhe Brus, këtë fundjavë, takuam shumë qytetarë me plot shprese e vendosmëri për ndryshim.
Në Topliqan, entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm. Mbështetja e banorëve dhe përkushtimi për fitore ishin të dukshme.
Aty, të rinjtë që votojnë për herë të parë u zotuan të jenë pjesë e ndryshimit më 9 Shkurt, ditën që do të shënojë fillimin e një të ardhmeje më të mirë.
Në Brus, banorët u bënë bashkë për të dhënë një mesazh të qartë: rruga e ndryshimit dhe progresit është zgjedhja e tyre. Me besim të fortë, na dhuruan mbështetjen e plotë për programin dhe ekipin që LDK ofron.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!
#LDK124
1.Lumir Abdixhiku
7.Imri Ahmeti
I juaji 7-shi!

Komento: