Imri Ahmeti pas takimit në Dobrajë: Ky tubim dëshmon edhe një herë se bastionet e LDK-së janë të pathyeshme!

21:43 | 25 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka ndarë pamje nga tubimi i LDK-së në Dobrajë ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ahmeti tha se në Dobrajë u prit masovisht sonte Abdixhiku.

“Sallë ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm” shkruan Ahmeti.

Ai tha se ky tubim ‘dëshmon edhe një herë se bastionet e LDK-së janë të pathyeshme, duke forcuar bindjen për një fitore të madhe’.

KKujtojmëqë Imri Ahmeti rënditet i 7-i në listën zgjedhore të LDK-së.

Postimi i plotë:

Në Dobrajë pritëm masovisht sonte kryeministrin e ardhshëm të Republikës Kosovës Dr. Lumir AbdixhikuSallë ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm.

Ky tubim dëshmon edhe një herë se bastionet e LDK-së janë të pathyeshme, duke forcuar bindjen për një fitore të madhe.Dobraja e ka të qartë të ardhmen!

LDK është e vetmja zgjedhje!Ndryshimin do ta bëjmë bashkë me 9 shkurt duke votuar:

#LDK1241. Lumir Abdixhiku

7.Imri Ahmeti41.Lulzim Zhegrova

55.Shkelzen Hajdini56.Rasim Hasani

57.Anila Reçica Llugiqi58.Ardian Olluri

Komento: