Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti që vije nga LDK ngjarjet e fundit në këtë parti i ka quajtur patolerueshme, e pafalshme dhe nuk i shërben as demokracisë
“Kjo është e patolerueshme, e pafalshme dhe nuk i shërben as demokracisë, as LDK-së e as Kosovës. Të tillët duhet të ndëshkohen”, është shprehur Ahmeti.
Ai po ashtu është shprehur duke thënë se ka vetëm karrierizëm.
“Këto nuk janë zgjedhje, kjo nuk është demokraci, këtu ka vetëm karrierizëm mirë po në dëm të proceseve në të cilat po kalojmë”, tha Ahmeti
“Koha është të ndërmerren hapa konkretë e jo e veprimeve me karrige”, ka shtuar po ashtu Imri Ahmeti.