Imri Ahmeti ‘pushton’ Prishtinën me mbështetësit e tij në hapjen e fushatës zgjedhore të LDK-së

20:04 | 11 January 2025

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me një “ushtri” përkrahësish të LDK-së, u nisën nga Lipjani drejt Prishtinës, për tubimin madhështor të fushatës zgjedhore.

Ahmeti mblodhi simpatizantët dhe përkrahësit e kësaj partie, me të cilët ishte bashkë në projektet dhe takimet për të mirën e përbashkët të qytetarëve.

Me fillim nga ora 17:00, LDK-ja nisi tubimin e saj të fushatës zgjedhore, ku do të shpaloset programi qeverisës i kësaj partie, si dhe kandidatët për deputetë.

Imri Ahmeti u ndoq nga brohoritjet, duartrokitjet dhe përqafimet e shumta prej bashkëqytetarëve të tij.

Komento: