Imri Ahmeti takon strukturat e nëndegës së Topliqanit

13:26 | 21 Shtator 2025
Imri Ahmeti takon strukturat e nëndegës së Topliqanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se mëngjesin e së dielës e ka kaluar në një takim me strukturat e nëndegës së Topliqanit dhe me kandidaten për asamble, Genten.

Ai tha se pavarësisht kritikave dhe shpifjeve që sipas tij po bëhen, ekipi i tij do të vazhdojë të fokusohet në punë konkrete për komunën.

“Kafen e mëngjesit sot e kaluam bashkë me strukturat e nëndegës së Topliqanit dhe kandidaten për asamble, Genten. Përtej shpifjeve, ne vazhdojmë gjithmonë me punë për Lipjanin”, shkroi Ahmeti në një postim në rrjete sociale.

Komento: