Sot, është inauguruar fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial Drenas 2, i inciuar nga Ministria e Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë, dhe KIESA.
Në inagurim mori pjesë dhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai, theksoi se ky park është pjesë e një strategjie më të gjerë për të zhvilluar sektorin industrial dhe për të kontribuar në industrinë e gjelbër.
”Me këtë park, po ofrojmë mundësi për biznese që të rrisin kapacitetet e tyre dhe të zhvillojnë produkte që i përmbushin standardet evropiane, duke i mundësuar atyre akses në tregun e jashtëm, veçanërisht atë evropian” u shpreh Kurti.
Ky projekt do të ketë një sipërfaqe prej 36.5 hektarësh dhe do të ketë një investim prej 7.7 milionë euro.
Ai do të mundësojë hapësirë për 50 biznese prodhuese, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e industrisë dhe për mbështetje të inovacionit.
Për më tepër, hapja e këtij parku është një hap përpara në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe krijimin e mundësive për punësim, veçanërisht për të rinjtë.