Incident në Prishtinë: Konflikti mes dy burrave shkon deri në përdorim të armës

08:56 | 10 Qershor 2025
Incident në Prishtinë: Konflikti mes dy burrave shkon deri në përdorim të armës

Dy burra janë arrestuar të hënën në Prishtinë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas policisë, dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komento: