Incident në vendin e punës, lëndohet një grua në Fakultetin e Gjakovës

14:26 | 04 Shkurt 2026
incident-ne-vendin-e-punes,-lendohet-nje-grua-ne-fakultetin-e-gjakoves

Një grua ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës në Fakultetin e Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se incidenti ka ndodhur në rrugën “Normalja e  Gjakovës”.

Siç thotë ajo, dyshohet se lëndimi është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast”./Gazeta10

Komento: