Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit, policia i shpërndan me ujë

08:10 | 05 Korrik 2026
incidente-ne-mesnate-gjate-tubimit,-protestuesit-thyejne-xhamat-e-komisariatit,-policia-i-shperndan-me-uje

Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve të dhunshme.

Një grup protestuesish marshoi drejt komisariatit duke brohoritur “Lironi çunat”, ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur disa prej tyre thyen xhamat e godinës, duke hedhur edhe thirrje si “Policia e krimit”.

Një efektive e policisë ka mbetur e lënduar.

Në përgjigje të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë për të larguar protestuesit nga ambientet përreth komisariatit./Top Channel

Komento: