Veriu i Kosovës po vazhdon të vëzhgohet nga ndërkombëtarët.
Austria ka dënuar incidentet e djeshme në veri të shkaktuara nga huliganët serbët, ku u dogjën Qendrat e Regjistrimit në Zveçan e Zubin Potok.
Ministria e Jashtme austriake në një postim në Twitter, ka thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në dialog dhe jo në dhunë, shkruan lajmi.net.
Ky shtet mik i Kosovës u ka bërë thirrje po ashtu palëve që të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënuese.
Postimi i plotë i Ministrisë së Jashtme Austriake:
Ne i dënojmë incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në BE.