
Një ditë më parë u publikua në media një video të një incidenti fizik ndërmjet një arsimtari dhe nxënësi në shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet.
E për këtë incident sot kanë protestuar mësimdhënësit e kësaj shkolle, gjersa Ymer Ymeri nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se ngjarja nuk është paraqitur e plotë dhe se mësimdhënësit përveç presionit psikik po përballen edhe me dhunë fizike.
E një ditë pas incidentit, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo tha se pas informatave të raportuara nga mediat për rastin në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, Inspektorati i Arsimit ka vepruar menjëherë, duke dalë në terren dhe duke realizuar inspektim.
“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse, të gjitha gjetjet që bien në kompetencën e Inspektoratit do të trajtohen pa kompromis dhe do të pasohen me veprime konkrete”, thotë ajo.
Lexoni të plotë postimin e saj: