Incidenti me armë në Prishtinë, policia jep detaje

23:08 | 24 October 2024

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Rastin u konfirmua nga zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë në këtë incident nuk raportohet për ndonjë të lëmduar.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Komento: