Incidenti Molliqaj – Abazi, policia del në vendin e ngjarjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Incidenti Molliqaj – Abazi, policia del në vendin e ngjarjes

23:38 | 11 Shtator 2019

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj sonte kanë pasur një përleshje.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni pasi Haki Abazi i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së.

Pas një debati me polemika të ashpra në Pressing mes Molliqajt e Abazit, kjo raportohet të ketë vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.

Haki Abazi ka thënë se duke dalë nga studio është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Këtë e ka mohuar kandidati i PSD’së për deputet.

Policia e Kosovës ka arritur në objektin ku mbahet emisioni Pressing, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!