
Sot në afërsi së lumit ibrit ka ndodhur një përleshje në mes të shqiptarëve dhe serbëve.
Shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur rreth incidentit të sotëm në Mitrovicë mes shqiptarëve dhe serbëve.
Sipas Gjuriqit, shqiptarët të cilët janë të drejtuar nga Agim Bahtiri sot kanë tentuar uzurpimin e pjesës veriore të Mitrovicës.
Për Gjuriqin një përpjekje e tillë është dëshirë për konflikte të reja.
“Shqiptarët përpiqen të provokojnë përsëri konflikte”, ka thënë Gjuriq
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” ka thënë se një përpjekje e tillë në një kohe krize sikur kjo e shkaktuar nga koronavirusi është e pakuptimtë.
Ai tutje ka thënë se shqiptarët “po duan gjakderdhje në Lumin Ibër” , derisa përmend faktin se serbët para pak ditësh ua hapën dyert për të blerë miell.