Incidenti në ndeshjen Sigal Prishtina-Trepça, arrestohen 5 persona

18:11 | 16 December 2022

Policia sot ka informuar se janë arrestuar pesë persona që kanë lënduar 4 zyrtarë policorë dhe kanë dëmtuar sallën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë gjatë në ndeshjeje basketbolli, të zhvilluar më 8 dhjetor.

Policia ka bërë të ditur se nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Tre nga të arrestuarit, sipas njoftimit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Informacion shtesë: Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me incidentin dhe dëmin e konsiderueshëm që është shkaktuar në rastin e sipër shënuar.

Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është bërë ri-cilësimi i veprës penale në Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm. Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona të dyshuar : – A.B. mashkull, 30 vjeç dhe -A.B. mashkull, 25 vjeç, K.R, mashkull, 31 vjeç, B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe F.T, mashkull, 29 vjeç, tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”, ka bërë të ditur Policia.

Nga ana e hetuesve, siç është shtuar, në vazhdimësi janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

Komento: