INDEP: Kosova po përballet me varfëri energjetike

12:08 | 06 November 2024
indep:-kosova-po-perballet-me-varferi-energjetike

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizoi tryezën me temën “Varfëria energjetike dhe tranzicioni i drejtë në Kosovë”.

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në INDEP ka theksuar se këto rekomandime do të jenë shtesë për të avokuar këto politika në të ardhmen, raporton Ekonomia Online

“Për neve këto rekomandime do të jetë shtesë për të avokuar këto politika për vitet që vijnë. Është hera e parë që merremi me energji elektrike. Si shoqëri civile kemi pozicion më të mirë me i zënë politikën në fushatë”, ka thënë Ejupi.

Naim Bujupi, hulumtues i lartë në INDEP ka thënë se varfëria e energjisë është një problem i vazhdueshëm në të gjithë Evropën, e sidomos në Kosovë.

Sipas statistikave, Bujupi ka theksuar se në vitin 2022 mbi 41 milionë njerëz në BE janë në varfëri të energjisë, ndërsa 7 % kanë borxhe të faturave.

“Ky raport ka qenë sfidë për mua duke i analizuar të gjitha elementet në sektorin e energjisë. Në diskursin publik bisedojmë në tranzicionin e energjisë por asnjëherë se çfarë impakti ka. Në Kosovë është diskutuar në nivelin social, por varfëria energjetike është shumë më shumë. Edhe nuk ekziston një definicion i qartë në vendin tonë, sigurt nëse do të ishte diçka e tillë edhe vet institucionet do të ulnin varfërinë energjetike. Varfëria e energjisë prek familjet me të ardhura të ulët që në Kosovë është më e theksueshme. Faktorët janë te ardhurat e ulëta, kosto te larta të energjisë dhe eficenca e dobët e energjisë në ndërtesa. Rreth 40 milionë në Evropë janë në varfëri të energjisë. Apo 9.3 për qind e popullsisë. Ndërsa afërsisht 7% kishin borxhe në faturat e shërbimeve për energji. Masat përfshijnë mbështetje të synuar për familjet e cenueshme, skemat e rinovueshme dhe përpjekjet për të ulur faturat e energjisë, duke siguruar që askush që të mos mbetet prapa në ndryshimin drejt një ekonomie neutrale për klimën”, ka thënë Bujupi.EO

Komento: