Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord

15:56 | 17 Janar 2026
Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord

Autoritetet indoneziane po kërkojnë për një aeroplan të vogël me 11 persona në bord që u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, thanë zyrtarët e shpëtimit për AFP.

Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, South Sulawesi, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java, me tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej tetë anëtarësh.

Kontakti u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.

Kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anwar, tha se ekipet ishin vendosur në një zonë malore në distriktin Maros, rreth 42 kilometra nga kryeqyteti i provincës Makassar, ku u regjistrua vendndodhja e fundit e avionit.

Forcat ajrore, policia dhe vullnetarët po marrin pjesë në kërkimet tokësore dhe ajrore, shtohet më tej.

Andy Sultan, drejtori i operacioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në Makassar, sqaroi nga ana e tij se një helikopter dhe një dron janë dërguar në zonë për të gjetur avionin.

Komento: