Infantino i thotë ‘jo’ kartonit blu

18:42 | 02 Mars 2024

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e do kartonin blu në futboll, sepse sipas tij ideja është “të mbrojmë traditën e lojës”.

Kartoni blu dhe disa ndryshime tjera në futboll kanë qenë temë e javëve të fundit.

Megjithatë, para mbledhjes së IFAB, Infantino ka thënë se nuk do të ketë karton blu, vetëm nëse ndryshohet me të kuqin.

“Jo, nuk do të ketë karton blu, në asnjë nivel. Është një klishe që nuk ekziston për FIFA-n. Nuk ka se si të ketë”, ka thënë fillimisht Infantino.

“Doni një titull? Titulli do të ishte: “Karton i kuq të bëhet karton blu. Ne jemi gjithmonë të hapur në IFAB dhe FIFA për të kërkuar ide ose propozime, dhe çdo propozim dhe ide duhet të trajtohet me respekt , natyrisht”.

“Por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe lojën, thelbin dhe traditën e lojës. Nuk do të ketë karton blu”, përfundoi presidenti i FIFA-s.

E vërteta është se testet do të vazhdojnë në kategori të ndryshme, por FIFA ka insistuar gjithmonë që ky aplikim në futbollin profesionist është përjashtuar për momentin.

Ideja e kartonit blu lindi për të ulur protestat tek gjyqtarët, me 10 minuta pezullim për lojtarin e sanksionuar.

Futbolli dëshiron t’i japë fund imazheve në të cilat lojtarët rrethojnë gjyqtarët dhe shumë sektorë mendojnë se kjo është rruga e duhur.

Komento: