Infantino njofton për takimin që pati me presidenten Osmani në Paris

15:38 | 08 Dhjetor 2024
infantino-njofton-per-takimin-qe-pati-me-presidenten-osmani-ne-paris

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Paris, edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike Notre-Dame.

Për takimin mes tyre njoftoi vet Infantino, ndërsa ndante mahnitjen e tij me formën e rinuar të katedrales ikonike Notre-Dame.

”Ishte me të vërtetë emocionuese të merrje pjesë në Paris në rihapjen e Notre-Dame-së të çmuar globalisht, së bashku me shumë liderë botërorë. Fantastike të shihje një monument kaq ikonik të rikthyer në lavdinë e tij të mëparshme dhe një nder i madh të ishe i pranishëm në rihapjen e tij”.

Komento: