Infektohet me COVID-19 Mbretëresha Elizabeth

13:11 | 20 February 2022

Mbretëresha Elizabeth infektohet me COVID-19

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë, është infektuar me virusin COVID-19.

Sipas një komunikate të Pallatit Mbretëror të Buckingham, 95 vjeçarja ka simptoma të lehta të COVID-it.

“Mbretëresha ka rezultuar pozitiv sot për COVID. Madhështia e saj po përjeton simptoma të lehta të ftohjes, por pret të vazhdojë detyrat e lehta në Windsor gjatë javës së ardhshme” thuhet në njoftimin e Pallatit.

Mbretëresha tash e 70 vite është në krye të familjes mbretërore britaneze.

Komento: