Infektohet me koronavirus bashkëpunëtori i Papës

21:36 | 25 Mars 2020

Bashkëpunëtori i Papës është infektuar me koronavirus.

Sërish shqetësim në Vatikan për shkak të COVID-19.

Mediat italiane raportojnë se një bashkëpunëtor i Papa Françeskut ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Ai është shtruar në spital e gjendja e tij nuk është e rënduar, por paniku është rritur së tepërmi në Selinë e Shenjtë.

Ndërkohë, Vatikani ka marrë masa të ashpra kundër përhapjes së virusit të ri, duke mbyllur gjithçka.

Pak ditë më parë Ati i Shenjtë iu nënshtrua testit për Covid-19, pasi pati probleme shëndetësore, mirëpo rezultoi negativ.

Italia është vendi i goditur në Evropë nga koronavirusi me mbi 7 mijë të vdekur, ku më së shumti viktima janë shënuar në veri të vendit. Në Romë, rastet janë më të pakta.

Komento: