Infektohet me koronavirus Bernard Challandes

10:09 | 11 Nëntor 2020

Bernard Challandes infektohet me COVID-19.

Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Përfaqësueses, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.

Komento: