Infektohet me koronavirus edhe trajneri i Italisë

19:06 | 06 Nëntor 2020

Trajneri i Italisë testohet pozitiv me Covid.

Federata e Futbollit të Italia (FIGC) ka lajmëruar se trajneri i Italisë, Roberto Mancini është testuar pozitiv me koronavirus

Trajner i Azzurri është asiptomatik dhe është në izolim në shtëpi, pasi që është testuar pozitiv me COVID-19.

“Si pjesë e kontrollimeve periodike të Federatës dhe anëtarëve teknik të skuadrave Kombëtare para ndeshjeve të UEFA-së, trajneri Roberto Mancini është testuar pozitiv me COVID-19”, ka shkruar FIGC në këtë deklaratë.

“Ai është tërësisht asiptomatik dhe në përputhje me rregulloren, tekniku italian është izoluar në shtëpinë e tij në Romë”.

“Federata i ka lajmëruar autoritetet lokale shëndetësore. Trajneri do të jetë në gjendje që t’i bashkëkohet Kombëtares në Coverciano pasi që kalon testet sipas portokolit për rikthim te të shëruarve nga UEFA”.

Komento: