Infektohet me koronavirus legjenda e klubit anglez, dërgohet në spital

14:47 | 10 April 2020

Legjenda e klubit anglez infektohet me koronavirus, dërgohet në spital.

Ish-mbrojtësi legjendar i Leeds Unitedit, Norman Hunter, është dërguar në spital pasi që diagnostikuar mga virusin Covid-19. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Championshipit, ligës së nivelit të dytë të futbollit në Angli.

76-vjeçari u dërgua në spital, pasi testoi pozitiv për koronavirus. Ai i kishte shfaqur disa simptoma të këtij virusi dhe shkaku i moshës së tij, u dërgua menjëherë në spital për të marrë kujdes më të mirë, transmeton Gazeta Express.

“Ne mund ta konfirmojnë dhe legjenda e Leeds Unitedit dhe Anglisë, Norman Hunter, po trajtohet në spital pasi ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

“Ne duam ta shfrytëzojmë këtë rast t’ua përkujtojmë të gjithëve që t’i respektojnë kërkesat e Normanit dhe familjes së tij dhe t’u jepet atyre kohë e mjaftueshme gjatë kësaj kohe të vështirë. Vazhdo të luftosh Norman, jemi të gjithë me ty”.

Hunter kishte luajtur 14 vjet për Leeds, duke e fituar dy herë titullin e ligës, një herë trofeun e EFL Cup dhe një herë kishte arritur në finale të Kupës Evropian në vitin 1975, kur kishte humbur 2:0 kundër Bayern Munichut. Ai pastaj kishte luajtur për Bristol Cityn dhe Barnsleyn, ku e mbylli karrierën në vitin 1982.

I njohur për stilin e tij agresiv të lojës, Hunter i bëri edhe 28 paraqitje për ekipin kombëtar të Anglisë dhe ishte pjesë e skuadrës që e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1966. Ai kishte qenë një kohë edhe trajner, në Barnsley në vitet 1980-84 dhe në Rotherham United në vitet 1985-87.

Komento: