Infektohet me koronavirus ministri Blerim Kuçi

08:52 | 23 Nëntor 2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është infektuar me virusin COVID-19.

Ai tha se ishte rast kontakti dhe kësisoj është testuar dje, meqë rast edhe ka rezultuar pozitiv.

Ministri theksoi se është vetizoluar dhe se po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdon nga shtëpia.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.

Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.

Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.

Blerim Kuçi.

Komento: