Infektohet me koronavirus ministrja e Mbrojtjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Infektohet me koronavirus ministrja e Mbrojtjes

18:07 | 29 Nëntor 2020

​Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë infektohet me COVID-19.

Ministrja austriake e Mbrojtjes Klaudia Tanner u testua pozitive sot për koronavirus.

Ajo ka qenë në vet-izolim për dhjetë ditë, si personi kontaktues i një personi që vuante nga sëmundja infektive.

Tanner është anëtarja e dytë e qeverisë austriake, pas ministrit të Jashtëm Alexander Schalenberg, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus.

Ministri i Punëve të Jashtme nuk kishte asnjë simptomë, ashtu si ministrja e Mbrojtjes, e cila tash kryen të gjitha punët e shtetit nga shtëpia e saj.

Komento: