Infektohet me koronavirus mjeku kosovar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Infektohet me koronavirus mjeku kosovar

10:01 | 24 Mars 2020

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Në mesin e 28 personave që dje dolën pozitiv me coronavirus në Kosovë, është edhe një mjek i spitalit të Gjakovës.

Gazeta Online Reporteri, nga burime brenda spitalit ‘Isa Grezda’, ka mësuar se njëri nga pesë punonjësit e spitalit, të izoluar ditë më parë nën dyshimin se ishin të infektuar me coronavirus, pas bërjes së testeve, ka dalë pozitiv.

Ky është rasti i tretë me coronavirus në këtë spital, pas dy infermierëve, burrë e grua.

Izolimi i i pesë punonjësve të spitalit të Gjakovës kishte ardhur, pasi fillimisht një infermier i këtij spitali ishte konstatuar se ishte prekur me Covid 19.

Ky infermier që kishte pasur kontakt me këngëtarin Muhamet Sejdiu, ishte person kontakti me pesë punonjësit e spitalit.

Në Kosovë, vetëm dje janë konstatuar 28 persona që kanë dalë pozitiv me coronavirus, ndërsa në total numri ka shkuar në 61 të prekur.

Komento: