Infektohet me koronavirus mjeku nga Mitrovicë, futet në vetëizolim

09:16 | 14 Qershor 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë vendin.

Mitrovica konfirmoi dje 10 raste me Coronavirus. Një prej tyre, është mjek i QKMF’së.

Rastin e ka konfirmuar Burim Pllana, kryeshef i QKMF’së. Ai tha se se mjeku doli dje pozitiv.

“Po, dje ka rezultuar një mjek pozitiv. Ai është izoluar”, ka thënë Pllana.

Duhet theksuar se IKSHPK’ja ka rekomanduar që të mbyllen institucionet ku ka raste pozitive.

Komento: