Infektohet me koronavirus një zyrtar nga MAShTI

11:30 | 09 Qershor 2020

Një zyrtar i MAShTI i infektuar me koronavirus.

Një zyrtar i ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sekretari i kësaj ministrie, ka konfirmuar për EO, se janë njoftuar se një zyrtarë ka dalë pozitiv.

Ai ka thënë se nuk kanë më shumë informacione, duke shtuar se kanë lajmëruar IKShP-në dhe ministrinë e Shëndetësisë.

“Përveç se në mëngjes na ka lajmëruar që ka dalë pozitiv nuk kemi asnjë informatë tjetër. Kemi lajmëruar IKShP-në dhe MSh-në dhe jemi ne pritje se si të veprojmë”, tha ai.

Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku janë konfirmuar 29 raste.

Komento: