Infektohet me koronavirus punëtori i QKMF’së në Kamenicë, kryetari jep detaje

15:28 | 09 Prill 2020

Ka shkuar në 13 numri i të prekurve me koronavirus në Kamenicë.

Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, pra një foshnje pesë muajsh. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme nuk është kryer asnjë test i ri me dyshimet për koronë me këtë qytet.

“Dje nuk kemi pasur as teste për dyshime me Covid 19. E kemi pasur rastin e parë. Prej tij edhe 11 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv. Tashmë e kemi edhe rastin e 13 të personit të infektuar, për të cilin ende nuk e dimë se nga e ka marrë virusin. Zyrtari është punëtor i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, punon tek porta ky hyjnë automjetet. Gjendja shëndetësore e këtyre personave është stabile, përveç këtij personit të 13 i cili e ka gjendjen pak më të rëndë shëndetësore”, ka deklaruar Kastrati.

Sipas tij, 35 familje janë vetëzioluar me diku 180 persona.

Komento: