Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirus, ka thënë zyra e tij, raporton AP.
Pallati Elysee tha se ai u testua pasi tregoi simptoma të hershme.
Ai tani do të izolohet për shtatë ditë, por do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë aktivitetet e tij në distancë.