Koronavirusi ka prekur edhe liderin e fortë të Çeçenisë.
Ramazan Kadirov, lideri i fortë i Çeçenisë, është në një spital në Moskë me simptoma të koronavirusit.
Sipas mediave ruse, lajmi është konfirmuar nga burime mjeksore. Nëse është e vërtetë, kjo do të shënonte sëmundjen më domethënëse të një zyrtari rus deri më tani, në kuadër të pandemisë së koronavirusit. Kadirov është bërë një figurë e spikatur në Çeçeni ku ai u vendos si lider nga Vladimir Putin në 2007, me qëllim që të thyente rebelimin.
Që atëherë, ai e ka kthyer rajonin në një feud të tij personal duke krijuar një rojë të fuqishme kombëtare dhe një kult personaliteti. Ai nuk ka sidoqoftë një pasues të përcaktuar.
“Ramazan Kadirov është sjellë në moskë me avion, nën dyshimin se është prekur nga koronavirusi. Ai është aktualisht nën vëzhgim mjeksor” thanë burimet.
Zyrtarët çeçenë nuk e kanë konfirmuar lajmin ndërsa një zëdhënës i tij nuk i është përgjigjur gazetarëve. Më herët këtë vit, Kadirov kishte kaluar përkohësisht fuqinë te kreu i qeverisë së Çeçenisë gjatë një procedure mjeksore të cilës iu nënshtrua, por këtë radhë, qeveria e tij nuk ka njoftuar asnjë vendim të ngjashëm. Kohët e fundit ai është shfaqur rrallë në publik, dhe në prill, kishte vizituar një spital koronavirusi, i veshur me kostum mbrojtës dhe kishte bërë madje edhe selfie me mjekët atje.