Infektologu kosovar me mesazh për burrat: Rrini në shtëpi me gra e mos shkoni te dashnorja

23:43 | 31 Mars 2020

Infektologu kosovar ka një mesazh për të gjithë burrat.

Mikrobiologu kosovar Lul Raka, ka folur sonte në lidhje me të vërtetat dhe të pavërteta e coronavirusit në Kosovë.

Ndër të tjera, ai në pyetjen se a bartet coronavirusi me anë të marrëdhënies seksuale, e ka dhënë një përgjigje shumë interesante.

Ai ka thënë se deri më sot nuk ka të dhëna për këtë, mirëpo e ka bërë një thirrje për burrat.

“Deri më sot nuk ka të dhëna se bartet mirëpo ato janë në përditësim e sipër. Pra mesazhi është rrini në shpi me gra mos shkoni te dashnorja”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në Kosovë ka shkuar në 112 numri i të prekurve me coronavirus. 40 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa të tjetër në kushte shtëpiake.

Kujtojmë se deri më tani është një i vdekur dhe 5 të shëruar.

https://www.youtube.com/watch?v=j1nhBkLtnuQ&feature=emb_title

Komento: