Infektologu Krasniqi jep lajmin e mirë: Koronavirusi ka marrë teposhtën

23:41 | 02 Maj 2020

Që gjashtë ditë në Kosovë ka më shumë raste të të shëruarve gjatë një dite sesa raste të reja.

Infektologu, Valbon Krasniqi, është shprehur tejet optimist se Kosova po e mposht koronavirusin. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se numri i të shëruarve së shpejti mund ta kalojë numrin e rasteve aktive.

Krasniqi po ashtu ka konfirmuar se në Klinikën Infektive nuk është shtruar asnjë pacient i ri me koronavirus.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Një javë fantastike në Kosovë

Për 6 ditë 170 të shëruar

vetëm 60 raste të reja

Sot në klinikë, asnjë rast i ri

Koronavirusi ka marrë teposhten.

Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID)

Me Fat Kosovë

Vazhdojmë . . .

Komento: