Çka e dallon Covidin nga gripi sezonal? Tregon infektologu Ramadani.
Jo vetëm Covid-19, në vend është përhapur edhe gripi sezonal. Ditëve të fundit deri në 200 pacientë brenda një ndërrimi në QKMF po kontrollohen për këtë viroz.
Infektologu Hamdiu, thotë se simptomat nuk dallojnë me ato të COVID-it. Ai apelon për vaksinim.
“Edhe gripi sezonal ka një përhapje të rasteve në vend dhe qendrat mjekësore për kontrolle ka rritje të pacienteve me këtë viroz. Qytetarët duhet të vetëdijesohen me u vaksinuar edhe kundër COVID dhe kundër gripit sezonal për të qenë situata nën kontrolle. Simptomat janë pothuajse të njëjta me gripin sezonal dhe coronavirusin por bazuar me ekzaminim klinik laboratorik dhe mikrobiologjik e qartëson sëmundjen”, thotë Ramadani.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë apel te qytetarët që të bartin maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.
“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese, andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.