Infektologu tregon gjendjen e pacientëve të prekur me koronavirus

09:34 | 17 Mars 2020

Infektologu Valbon Krasniqi thotë se gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus e mirë, dy prej tyre sot pritet të lirohen.

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus (COVID-19), është stabile.

Kështu ka bërë të ditur për Reporteri Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile”, tha Krasniqi për Reporteri.

Ai ka thënë se po presin që gjatë ditës dy prej pacientëve t’i lirojnë për në shtëpi.

Ndryshe, numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 16.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën.

Komento: