Infermieri Enlirat Duraku në grevë që 10 ditë, thotë se nuk e ndalon deri sa të plotësohen kushtet

23:59 | 17 December 2020

Infermieri Enlirat Duraku tash e 10 ditë është në grevë.

Ai në emisionin dPT te Fidani në T7 ka thënë se nuk e ka ndërmend që të ndalojë grevën.

“Nuk kam ardhur që të viktimizohem. Dua të tregojë se kushtet tona nuk po plotësohen. Ne po merremi me popullin që prej fillimit të pandemisë. Zyrtarët nuk po merren me neve përvec fjalëve boshe.

E përgëzoj punën e ministrit dhe drejtorit që kanë bërë për qytetarët për menaxhimin e pandemisë. Kanë nënshkruar kontrata milionëshe. Por ato nuk plotësojnë as gjysmën e kushteve të parashtruara. Pagesa për ndërrimin e natës që paguhet vetëm 18 euro, rrezikshmëria dhe vikendet. Nuk dua të shkaktojë probleme me komunitetet. Ata paguhen 1000% më tepër kujdestari se infermieri. Na paguhemi 18 euro. Ata diku rreth 180.”, tha ai.

Komento: