Infermieri në Elbasan goditet me mjet prerës, kapet i dyshuari

14:25 | 27 Mars 2026
infermieri-ne-elbasan-goditet-me-mjet-preres,-kapet-i-dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një infermier i Institutit të Mjekësisë Ligjore është plagosur lehtë me mjet prerës për shkak të detyrës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, autori i dyshuar është 30-vjeçari E.B., i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Plagosja e infermierit ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ku E.B. ka goditur me mjet prerës infermierin E. G., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, ndërsa rezulton i dëmtuar lehtë dhe jashtë rrezikut për jetën, shkruan Euronews.al.

Policia shqiptare ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e përgjegjësisë ligjore për autorin.

Komento: