Testi doli negativ – infermierja vdes nga Covid-19, 24 orë pasi e deklaruan të shëruar.
Një infermiere 43-vjeçare nga Spitali Shtetëror i Argjentinës në Buenos Aires ka vdekur nga koronavirusi, edhe pse para 24 orësh u deklarua e shëruar.
Marina Mariangeli vdiq pasi mori dritën jeshile për të dalë nga spitali, ku kishte qëndruar për 20 ditët e fundit.
Ajo u shtrua pasi filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë pas testit rezultoi pozitive me Coronavirus.
Përgjatë një jave ajo kishte qëndruar me tub respirator për frymëmarrje artificiale por e kishte marrë veten më vonë.
Pas tre komplikimesh, dhe kur çdo gjë dukej se po shkonte mirë, asaj i bënë një tjetër test, që rezultoi negative.
Pasi u zhvendos në banesën e saj, problemet shëndetësore iu rifshaqën sërish dhe gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital në ambulancë.