Një infermjere në veri të Kosovës ka bërë një gjets të papritur.
Një qytetare e Mitrovicës së veriut ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me uniformë të xhandarmërisë serbe.
Në fotografi të dërguara në redaksi bëhet e ditur se e njëjta punon në Qendrën Klinike në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, përcjell indeksonline.
Ende nuk është arritur të konfirmohet saktë se në çfarë pozite punon kjo vajzë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, por që një gjest i tillë është mjaft ti pahijshëm, ku mundohej të shprehte mburrje me uniformën të cilën e mbante të veshur.