Inflamacioni i zemrës është i lidhur me vaksinat Pfizer dhe Moderna

19:56 | 09 Korrik 2021

Inflamacioni i zemrës është një efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave kundër COVID-19 të bëra nga Pfizer dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Evropë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha që efektet anësore ishin më të zakonshme te burrat më të rinj.

Sidoqoftë, thuhet se përfitimet e vaksinave të COVID-19 vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.

Por mjekët dhe pacientët janë këshilluar që të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit të zemrës.

Këto simptoma përfshijnë dhimbje gjoksi, një ndjenjë në vështirësi të frymëmarrjes, rrahje të shpeshta të zemrës. Kushdo që ka këto simptoma duhet të vizitojë një mjek.

Dy gjendje ishin të lidhura me vaksinat – inflamacioni i muskulit të zemrës në vetvete, i njohur si miokarditi, inflamacioni i qeses së mbushur me lëng, në të cilën ndodhet zemra, i njohur si perikardit.

Komento: