
Sipas mediave ndërkombëtare, Gastelum po transmetonte live së bashku me disa miq jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë, kur dy persona të maskuar me helmeta, të cilët lëviznin me motoçikletë, iu afruan grupit.
Pamjet e transmetimit tregojnë se njëri prej sulmuesve ka qëlluar me armë zjarri drejt kokës së influencuesit, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Një zyrtar i sigurisë në shtetin e Sinaloas ka konfirmuar vdekjen e Gastelumit, ndërsa ka bërë të ditur se autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
