Zeka ka reaguar pas iniciatives së Kadri Veselit.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në Facebook rreth inciativës për një Gjykatë Speciale për serbët duke thënë se kjo është një tallje me të zhdukurit.
Ai tha se propozimi i Kadri Veselit është një tallje e radhës me të pagjeturit, duke e cilësuar si tallje shumë të madhe.
“Duke qene si nje qytetar me shume familjar te vrare, masakruar e te zhdukur, ne mesin e tyre edhe nenen, e them me ndergjegje te plote, se kjo eshte nje tallje e radhes, dhe shume e madhe”, ka shkruar Zeka.
Zeka, po ashtu ka shkruar se ne si popull nuk po mirremi vesh për gjëra më të vogla e lëre më për Tribunal.
“Ne nuk po merremi vesh per gjerat me te thejeshta, e lere me per nje Tribunal qe nuk varet nga ne”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë i Zekës:
Iniciativa per nje Gjykate Speciale per serbet – tallje me te zhdukurit
Ka disa dite qe Kryetari i Kuvendit te Republikes te Kosoves, Kadri Veseli, ka hudhur nje propozim per gjoja themelimin e nje Tribunali Nderkombetar, i cili do t’i gjykonte krimet serbe ne Kosove.
Duke qene si nje qytetar me shume familjar te vrare, masakruar e te zhdukur, ne mesin e tyre edhe nenen, e them me ndergjegje te plote, se kjo eshte nje tallje e radhes, dhe shume e madhe.
Ne institucionet e Republikes tone te Burdushit, kane punuar vrases, njerez te cilet kane qene dora e djathte e Millosheviçit. Te gjithe keta me bekimin e çdo lideri politik te krahut te luftes.
Ne kurr nuk kemi qene ne pozite me te keqe nderkombetare. Ne nuk po mundemi me ba shtetin, po me vjedhe ate. Ne nuk po mundemi me ndertu ekonomi stabile, po me shkaterru ate. Ne nuk po mundemi me ba Wetingun brenda nesh. Linde pyetja: si paskemi mundesi me bind boten per nje gje te tille? Ne nuk po merremi vesh per gjerat me te thejeshta, e lere me per nje Tribunal qe nuk varet nga ne.
Ne ua kemi nderpre ndihmat familjareve qe ju kane vra njerezit ne lufte. Ne nuk po kemi guxim me fole per veteranet e rrejshem. Ne po i gjuhemi ne shpine ambasadorit zviceran pse e tha nje te vertete. Ne po e vjedhim parane publike sikur te ishte kuleta e Millosheviçit.
Ne nuk po caktojme nje dite per krejte deshmoret e Kosoves. Ne nuk po caktojme nje dite per martiret. Ne nuk po guxojme te flasim as per rolin vendimtar te NATOS ne çlirimin e Kosoves, duke menduar qe permes miteve do te vazhdojme e ta shkruajme historine tone.
Ne nuk po jemi ne gjendeje ta vendosim monumentin e Lirise te Kosoves, Adem Jasharin, perballe trekendeshit te bashkim-vellazerimit ne Prishtine. Ne nuk po mirremi vesh as per Flamurin e Kosoves e Himnin e shtetit, e po dashkemi me ba Tribunal, e me i denu kriminelet serbe ne Serbi?!!!
Hapu oj toke e te hy i gjalle, sepse ashtu-keshtu, vetem kockat na kane mbetur. Çdo gja tjeter eshte e atyre qe vetem talljen e kane mjet politik, per ta sunduar Kosoven, e cila çdo dite po zbrazet…!!!