Iniciativa për shkarkimin e kryetares së Preshevës, Kurti sot takon politikanët e Luginës

09:02 | 11 Prill 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur përfaqësuesit politik shqiptarë të Bujanocit dhe Preshevës në takim për sot.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa janë ftuar Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Sami Salihu, Shqiprim Arifi, Naser Haziri, Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu.

“Takimi ka për qëllim diskutimin më të gjerë për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në ftesën e Kryeministrit dërguar përfaqësuesve politik të Luginës.

Për ditën e hënë është thirrur seancë e jashtëzakonshme nga kuvendi komunal i komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares së tanishme Ardita Sinani.

Kjo e fundit dje përmes një postimi në Facebook konfirmoi se nesër nga ora 08:00 e mëngjesit ka takim me kryeministrin Albin Kurti dhe nuk mund të jetë prezent në seancë, çka kërkoi shtyrjen e saj për një kohë më të përshtatshme.

Komento: