Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka iniciuar shkarkimin e Driton Muharremit, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që është dëgjuar në përgjimet e publikuar së fundmi.
Anëtari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi, deklaroi në një konferencë për media se Muharemi ka shkelur rëndë detyrën zyrtare dhe ka cenuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“Ai do duhej të jepte dorëheqje vetë, por meqë s’kemi parë veprime të tilla nga z.Muharremi, sot kemi iniciuar procedurën e shkarkimit të tij. Një person me imazh të tillë s’mund të qëndrojë në pozitë”, ka shtuar tutje ai.