Iniesta largohet me lot në sy nga klubi japonez, 39-vjeçari pritet ta vazhdojë karrierën

11:34 | 25 May 2023

Andres Iniesta me lot në konferencën për shtyp njoftoi se po largohet nga klubi japonez Vissel Kobe pas pesë vitesh.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk do ta përfundojë karrierën.

“Mendoj se të gjithë e kemi imagjinuar gjithmonë se do të tërhiqem këtu, kjo ishte dëshira e meje dhe e klubit. Po largohem për shkak të mungesës së kohës së lojës dhe faktit që trajneri ka prioritete të tjera. Unë e respektoj dhe e pranoj këtë”, tha 39-vjeçari Iniesta.

Ish-reprezentuesi spanjoll këtë sezon luajti vetëm tre ndeshje në ligë dhe dy në kupë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka luajtur gjithsej 133 ndeshje për klubin japonez dhe ka shënuar 26 gola me 25 asistime.

Në Kobe fitoi 25 milionë euro në vit dhe karrierën do ta vazhdojë në MLS apo në një nga klubet e Lindjes së Mesme.

Komento: