Qeveria e Kosovës injoron keq Amerikën dhe Britaninë.
Kërkesat e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, por edhe të asaj Britanike që të mos emërohen në pozita të larta shtetërore të dënuarit për “Kri ime lufte”, personat që kanë aktakuza aktive për “Kri me”, si dhe keqpërdoruesit e buxhetit publik po injorohen nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ambasada e Amerikës në Prishtinë të martën e kaluar ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e tilla të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka theksuar se emërimet e tilla po e dëmtojnë funksionimin e rregullt të institucioneve vendore.
“Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia ose janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për ‘Kri me të rënda’, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre nuk kanë vend në pozitë zyrtare”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së.
Sipas tyre, emërime të tilla minojnë besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë dhe privojnë vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në Qeveri dhe i çnderon viktimat e kri meve të kaluara të këtyre individëve.