Suedia fton Ibrahimoviçin, i bën vend edhe ish-lojtarit ‘Dardan’.
Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e marsit në kuadër të para-kualifikimeve në EURO2024.
Trajneri, Janne Andersson ka ftuar edhe legjendën e AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, shkruan Lajmi
Në këtë listë bën pjesë edhe ish-lojtari ‘Dardan’, Edvin Kurtulus.
Suedia gjatë marsit luan dy ndeshje. Më 24 mars ndaj Belgjikës dhe më 27 ndaj Azerbajxhanit. Dy ndeshjet i zhvillon si vendas në stadiumin “Friends Arena”