Insiston AAK për postin e Presidentit: LDK e ka kryeministrin dhe kryeparlamentaren

19:38 | 24 Gusht 2020

AAK insiston duke thënë se atyre u takon posti i presidentit.

Xhafer Gashi që është pjesë e Këshillit Drejtues të AAK-së, ka thënë se pozita e Presidentit të Kosovës i takon kësaj partie pasi t’i skadojë mandati Hashim Thaçit.

“Mendoj se Haradinaj duke u bazuar në përvojën e tij dhe të kaluarën e tij. Në shumë situata kur ka qenë në pyetje vendi Haradinaj e ka dëshmuar veten dhe ne mendojmë që i takon që të bëhet President”, ka thënë Gashi.

Sipas tij kjo pozitë nuk mund t’i takojë LDK-së.

“LDK ka dy pozita, Kryeministrin dhe Kryetaren e Kuvendit dhe pozita e Presidentit do të duhet t’i takonte AAK-së”, ka deklaruar ai.

Komento: